Harta e ueb faqes | RSS | Arkiva | Kontakti


Zgjidhe gjuhen:    |    |  
 
Ballina
Kryetari
Synimet
Organizimi
Grupi Parlamentar
Qeveria në hije
Lajme
Zgjedhje
Multimedia
Dokumente
Linqe
Kontakt
 
 
SELMANI: MERRNI PËRGJEGJËSINË, BËNI KOMPROMISIN DHE INTEGRONI VENDIN!
Lajme / Aktualitete
SELMANI: MERRNI PËRGJEGJËSINË, BËNI KOMPROMISIN DHE INTEGRONI VENDIN!
[27.07.2010 - 14:51] 
Kaloi edhe një takim i Këshillit Ministror të BE-së në Bruksel. Edhe kësaj rradhe për Maqedoninë nuk ka datë për bisedime, ndërsa për Islandën siç edhe pritej, u caktua data e fillimit të bisedimeve me BE-në.

Demokracia e Re, ashtu siç mendon edhe shumica e qytetarëve, vlerëson se shteti po ecën në rrugë të gabueshme. Në vend që të na jepej sot data për bisedime me BE-në, ne përsëri jemi jashtë agjendës evropiane.

Fatkeqësisht, edhe miqtë tanë të dëshmuar ndërkombëtarë dita-ditës janë të dëshpëruar nga politika e Qeverisë dhe ngecja  në integrimet euro-atlantike.
Zotërinj qeveritarë, ju bëjmë me dije për të satën herë se pa anëtarësim në NATO dhe BE ky shtet nuk ka stabilitet, nuk ka zhvillim ekonomik dhe nuk ka perspektivë.

Prandaj duhet urgjentisht të zgjidhni kontestin rreth emrit me Greqinë, si kusht kryesor për integrimet euro-atlantike. Nëse ju duhet ndihmë, këtu jemi, sepse ky është interes i gjithë qytetarëve pa dallim kombi dhe feje.

Mjaft më me politikë ditore populiste, merrni njëherë përgjegjësi të burrështetasve serioz. Maqedonia sot, më shumë se asnjëherë më parë në dy dekadat e fundit ka nevojë që ta udhëheqin liderë të vërtetë. Informatat dhe rrethanat tregojnë se Maqedonia tani ka ofertën më të mirë për kompromis me Greqinë dhe tejkalimin e kësaj situate të rëndë dhe të dëmshme për shtetin.

Pa marrë parasysh përkatësinë tonë etnike dhe fetare, ne kemi nevojë për jetë më të mirë dhe më të sigurtë për familjet tona dhe fëmijtë tanë.

Zotërinj qeveritarë, shumë trena po na ikin për në Bruksel. Nuk mundeni gjithnjë të arsyetoheni se dikush tjetër e ka fajin. Ju duhet të jeni të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm se çka bëni për të mirën e qytetarëve, e jo gjithnjë të pritni dikush nga jashtë të kryen punët tuaja. Çka është më e keqja, në vend të falenderimit, shpeshherë dini edhe t’i fajësoni të tjerët që kryejnë punët tuaja.
Pranoni këtë sugjerim dhe apel tonin si shumë dashamirës. Ne nuk duam që anija e quajtur Maqedoni të lundrojë drejt ferrit.

Shkup, 27.07.2010                                     

Imer Selmani
Kryetar i Demokracisë së Re





|
 
  Inserte nga takimi me Kryeministrin e Shqipërisë, z. Sali Berisha (31.05.2010)
vetem vazhdoni keshtu, me kritika konstruktive ndaj kesaj qeverie antishqiptare Gruevski -Ahmeti. Jeni e vetmja opozite shqiptare.... - Ardit Bakiu (03.09.2010 / 11:59)
Roft demokracia e Re vetem vazhdoni keshtu ju jeni shpetimi i vetem i popullit shqiptar. Imer Selmani lider i vertet i popullit shqiptar ... - Hasan Tetova (09.07.2010 / 15:14)
Vu rit ndera i ndrruar kryetar z.Imer Selmani e nderruarr DR ju uni arma e popullit,ju ini drita e popullit,Sot Nikolla Grueski ne krushev ne prilep ne manastir ka nda vendimet e punes qe i ka punsuar vmroja,kurse te punsuarit e BDI i kan mar vendimet te shkojn ne shpi,Ky Ali Milosheviqi naj ka nxi jeten neve shqiptarve,mirpo populli ja ka pregadit bileten per ne zajaz ce politika nuko mnet per eksperiment sic o ky ali zajazi me me koken e gomarit.... - valmir jusufi (07.07.2010 / 13:41)
Duhet te krenohet e tere Demokracia e Re qe ka Bastri Bajramin keto jan komente qe gjdodit me viejn nga qytetaret. Rroft DR-Haraçinë... - Komuna Haraçines (06.07.2010 / 22:35)
Z.kryetar,e nderuar DR kombi,gjith populli syt i ka kah ju jeni parti e madhe dhe e fort,nuk jeni parti familjesh,e formuar vetem me tetovar dhe shkupjan,po DR o parti e gjith shqiptarve jo vetem nga nje vend po nga mashum vende,jo sicjan tjerit ministrat drejtoret,nga tetova e shkupi,po duhet te jen prej ne manastir e deri ne kumanov.roft DR.... - Bexho (02.07.2010 / 13:31)
Rofsh sa malet z.Imer ju jeni ulli i shqiptaris,ju jeni shpresa e kombit,z.Imer vazdoni te jeni ende me kritik,me te ashper,dhe me te realt,vazdoni me preset juaja me shum.... - ilir imeri (01.07.2010 / 12:00)
Ju lumt z.Kryetar ju jeni i vetmi lider qe ja thyti hunden Nikola grueskit,ju ini i vetmi lider qe ja nzoret masket kti anti shqiptari,per ket pun qe e bene ti u mundua vojvoda Menduh thaci dhe Golmani qe se ndali asnje gol Ali Baba me 40 hajdutet.... - beko (30.06.2010 / 15:24)
E nderur DR pranoni pershendetje nga mu personalisht,dhe nga dega e Krusheves,ju jeni shpresa e kombit,ju jeni i vetmi subjekt qe prezenton shqiptaret,ju jeni i vetmi subjekt qe ngritni zanin per shqiptaret e pellagonis,po desha tu jap do levdata z.Ali pashes tepelen ce 8 shqiptar qe i ka punsuar u skaduan kontratat dhe jan largu nga puna,Ashtu qe Ali pasha me kompanin ua nzoren brumin shqiptarve dhe i kthyen ne vitet e 90 reoft ali pasha,ha ha ha.... - Bexho (30.06.2010 / 15:17)
z.Kryetar jeni fantastik,jeni te mrekullushem,ju jeni forca e kombit,po z.kryetar te jeni me prezent ne mediume.... - blerim (30.06.2010 / 15:07)
E nderuar DR jeni te mrekulushem,jeni fantastik,ju jeni forca e kombit,po dot ishte mir te jeni shum me te ashper ndaj nikola milosheviqit,dhe Ali tgjmanit duhet me kritikat juaja tu nzerni maskat ktyre dy subjekteve ktyre personave,edhe nje lutje deri te kryetari strumica dhe kocani nuk i duhen e ka shqiptarin,kurse strumicen,kocanin,le tja lan ali babes,dhe teutes.RRoft demokracia e re,rft z.imer selmani,roft shqiptarija.... - blerim (25.06.2010 / 15:13)
 
 

(c) 2010 Demokracia e Re
design and programming by : Anet Solutions