KOMUNA E HARAÇINËS: TRIBUNË ME FERMERËT DHE BUJQIT
[7/23/2010
- 11:58]
Diskriminimi
per banoret e kesaj Komune ska te ndalur ne cdo sfere te jetes, Ata po
diskriminohen, nga kjo lind pyetja se a jan edhe keta banore te ketij
shteti. Me vite te tera situata perkeqesohet edhe ne fushat pa te cilat
jeta nuk munde te paramendohej. Bujqit dhe fermeret me te vertet...e jane duke u perballur me kushte te renda dhe problem te shumta, sic jane: - Mungesa e sistemit per ujitje, prej cka mvaret shume kualiteti dhe kuantite i prodhimeve bujqesore, - Veshtersija e marjes se kredive bankare, - Veshtersija per marjen e subvencioneve nga shteti, -
Moslejimi nga ana e kompanive per sigurim te siperfaqeve
bujqesore, per shkak se ky regjion ende konsiderohet si regjion
krize, - Mungesa e objekteve per apteka bujqesore. Te
gjitha keto dhe shume probleme dhe nevoja te tjera per zhvillimi
e bujqesise, prodhuesit e vendeve te tjera, e sidomos ata te
Maqedonise Lindore dhe Qendrore, jemi deshmitar se nuk i kane. Me
iniciativen e kryetarit te Komunes z.Bastri Bajrami u organizua nje
tribune ne lokalet e Komunes e cila u mbajt me 22.07.2010
viti, ne lidhje me problemet dhe brengat te cilat i tangojn
prodhuesit bujqesor te kesaj Komune, ku ne prezence te medijave
moren pjese shume bujqi dhe fermer te Komunes. Ne lidhje
me problemet e prodhuesve bujqesor te Komunes, Kryetari I
Komunes z-ri Bastri Bajrami nder te tjerash theksoi se: Situata
ne Haracine eshte tejet e veshtire perarsye se ne, banoret e kesaj
Komune, po diskriminohemi ne cdo sfere te jetes. Banoret e ketij vendi
nuk po munden te perparojne ne asnje menyr . Gjendja e bujqeve dhe
fermereve vite ne vite po perkeqesohet, sepse nga ana e
institucioneve shtetrore perkatese nuk ka interes per ndihme dhe
investime ne regjionin tone. Kemi shume raste ku me vet finansim pa
kurfar ndihmese nga shteti po orvaten qe te mbajne gjalle ekonomin e
ketij shteti. Habitemi si mundet qeverise aspak te mos interesohej per
kete vende sepse edhe ne jemi pjese perberse e ketij shteti.
Subvencionet qe bujqit dhe fermeret e vendeve tjera marrin nga qeveria
jane me vlera te medha , ndersa tek neve as qe duan te ndegjojne.
Ky eshte realiteti, sepse kur mundet ne Ovce Pole dhe vendet
te tjera ku jane shumice popullsija maqedonase, me mija
kilometra investohet neper kanale per ujitje te tokes, ndersa
tek ne edhe pse keto pune mundet te realizohen me investime te
vogla, duke shpuar bunare neper vendet ku ka uje te
mjaftueshem per ujitje, nga ana e Ministris perkatse per bujqesi
nuk ka vullnet qe ketyre prodhuesve te vyshem bujqesor te ju
ndihmohet. Mosinteresimi i pushtetit qendror per zhvillimin e
lemise se bujqesise ne kete ane, shihet edhe nga fakti se
gjate shume viteve te kaluara me rradhe, nuk eshte bere ndonje
vizite nga ana e personave pergjegjes te Ministrise.Lusim qeverine
qe edhe ne kete sfere te mos na diskriminojne, sepse kjo shkone ne dem
te popullit te saj dhe ne dem te ekonomise se vendit. Edhe
bujqit dhe fermeret nuk donin te degjojne per qeverin pasiqe sic thonin
ata katastrofale eshte kjo qe po ju behet atyre dhe se nuk po trajtohen
sikurse edhe koleget e tyre nga vendet e tjera. Fjalen e morri
Ferat Imeri, banore i kesaj Komunei cili tha se eshte mjaft veshtir
te jesh bujk ose fermere i ketij shteti. Une isha me pune ne Zvicer
plote 26 vite dhe erdha ketu per te investuar por shoh se kam gabuar.
Me mija euro kam investuar ne teknologji te re per bujqesi por kote.
Subvencionet qe bujqit tjere marrine jane me vlera te medha, ndersa mua
personalisht ku kam aplikuar kam has ne problem me administraten te
cilet shume here me kane refuzuar kinse nuk i kasha dokumentet e
kompletuara. Nga shteti nuk kemi marre asgje edhe ato prodhime qe i kemi
mezi i shesim pershkak tregut jostabil. Probleme kemi edhe me
ujitjen mandej edhe faren te cilet e perdorim dhe preparate tjera jane
shume shtrejt, thaksoi Ferat Imeri. Ai potencoi problemin e
mospasjes se nje apteke bujqesore, per cka prodhuesit bujqesor
kane nevoje shume te madhe. Nga kjo tribune bujqit dhe fermeret u ndane me shprese se ne te ardhmen do te behet diqka me shume per ta.