Harta e ueb faqes | RSS | Arkiva | Kontakti


Zgjidhe gjuhen:    |    |  
 
Ballina
Kryetari
Synimet
Organizimi
Grupi Parlamentar
Qeveria në hije
Lajme
Zgjedhje
Multimedia
Dokumente
Linqe
Kontakt
 
 
EDITORIAL: "ÇKA THOTË REBALANCI I BUXHETIT PËR VITIN 2010?" NGA IMER SELMANI
Lajme / Lajme
EDITORIAL: "ÇKA THOTË REBALANCI I BUXHETIT PËR VITIN 2010?" NGA IMER SELMANI
[7/13/2010 - 2:19:] 
Çka thotë propozim-rebalanci i buxhetit për vitin 2010 dhe pse Demokracia e Re nuk mund të merr pjesë në miratimin e tij në Parlament?

“Maqedonia nuk ka nevojë për integrime në NATO dhe BE. Ajo ka nevojë të forcojë sigurinë dhe policinë dhe të rrisë tensionet në baza etnike dhe fetare. Maqedonia nuk ka nevojë të ndërtojë kohezionin ndëretnik, por ka nevojë për të bërë diferencime në vijat buxhetore.”


Shteti është para bankrotit! Nga ndërmarrjet thithen edhe paratë e fundit për të mbushur arkën e shtetit, a vet shteti është borxhliu më i madh ndaj firmave private. Me rebalancin e propozuar shkurtohet buxheti i vitit 2010 në pjesën e integrimeve në NATO dhe BE, shkurtohet buxheti për arsim, shkurtohet buxheti për infrastrukturë, rrugë, ujësjellës, kanalizime, por jo edhe për përmendoret, për ndërtesat administrative të Qeverisë, për muze, për opera, për teleferikun në Vodno. Rritet buxheti në pjesën e kontraktimeve për angazhim në vepër, ku fshihet hilja më e madhe që bëni me paratë e popullit.

Ky buxhet rebalancohet për vet faktin se nuk pranuat propozimet tona në dhjetor të vitit 2009 që për këtë vit buxheti  të dimenzionohet realisht sipas të hyrave nga tatimet qe vjelen nga populli dhe këto mjete t'ia ktheni prap popullit përmes investimeve. Ju votuat buxhet sipas dëshirave dhe qejfeve të funkcionarëve partiak dhe partive qeveritare dhe tani konstatohet se keni gabuar.

Ky buxhet rebalancohet për vet faktin që ekonomia ka rënie dhe kjo ul kapacitetin e gjenerimit të të hyrave publike që ka parashikuar Qeveria. Vet fakti që kjo Qeveri është duke rritur huamarrjen flet për situatën ekonomike, kjo tregon se nuk i kthehen nga buxheti paratë ekonomise reale në vend.
Ky rebalanc nuk do të ndikojë në ringjalljen e ekonomisë pasiqë të hyrat do të perdoren thjesht për të mbuluar shpenzimet. Në kohë kur ekonomia informale rritet, Qeveria merret me harxhime populiste dhe joproduktive dhe si rezultat biznesi nuk është në gjendje të mbush arkën e shtetit. Kjo sjellje e Qeverisë po ndikon negativisht te të gjithë tatimpaguesit, gjë që do të vështirësojë mbledhjen e tatimeve nga Qeveria, pasiqë qëllimi i parave nuk janë projektet zhvillimore apo investimet kapitale.
Preferencat në investimet joproduktive të kësaj Qeverie reflektojnë një politikë të tillë për investitorët e huaj me një mesazh se “Maqedonia nuk ka nevojë për investimet e juaja, nuk ka nevojë për integrim në NATO dhe BE. Ajo ka nevojë të forcojë sigurinë dhe policinë dhe të rrisë tensionet në baza etnike dhe fetare duke bërë diferencime në vijat buxhetore.”
Para neve kemi buxhetin apsolutisht më keq të komponuar vitet e fundit.

Zotërinj të Qeverisë dhe ju deputetë të mazhorancës, Demokracia e Re propozoi 152 amandamente ndaj këtij buxheti që sadopak të korigjojmë gabimet katastrofale që i bëri propozuesi - Qeveria e Republikës së Maqedonisë! Ju paralajmërova se do të bëni gabim edhe më të madh nëse nuk i pranoni amandamentet tona dhe tani më ngel të konstatoj se jo që vetëm gabuat, por edhe e çoni vendin në humnerrë ekonomike dhe politike, për arsye se keni vendosur që paratë e arkës shtetërore t'i harxhoni për përmendoret e projektit “Shkupi 2014”, në fontana, në ndërtesa luksoze për Qeverinë dhe ministritë, në teleferik për te kryqi i Vodnos dhe për punësime të ushtarëve të juaj partiak me kontrata që të marrin rroga e të rrijnë në shtëpi.

Zotërinj qeveritarë,  ju propozuam 17 amandamente për ndërtim të rrugëve, 26 amandamente për ndërtim të shkollave, 15 amandamente për kanalizime, 8 amandamente për ujësjellës dhe shumë amandamente për salla sporti, për çështje sociale dhe për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Propozuam mbi 30 amandamente për Shkupin me rrethinë, mbi 25 amandamente për rajonin e Likovës dhe Kumanovës,  mbi 40 amandamente për vendbanimet e Pollogut, Tetovës dhe Gostivarit, propozuam amandament për “Rrugën e Arbrit” për Dibrën e për Strugën, por edhe për sistemin e ujitjes për fushat e fshatrave të Dollnenit, për rrugën që lidhë të dy Jabollçishtet me Çashkën dhe për shkollat e mesme që duhet të ndërtohen në Saraj, Zhelinë, Haraçinë e Likovë.
Ju nuk pranuat të investoni dhe të përmirësoni kushtet e jetesës së qytetarëve që jetojnë në këto vendbanime pa marrë parasysh përkatësinë e tyre partiake, etnike ose fetare. Së fundi, duhet të dini se nuk do të jeni të përjetshëm në pushtet, por të përjetshme do të jenë punët dhe veprat qe do t'i  lini pas.

Disa nga aspektet e analizës së këtij buxheti përmes rebalancit të tij përfshijnë dhe japin këto mesazhe:

• Ky buxhet nuk është në favor të integrimeve euro-atlantike. Kjo shprehet në sjelljen buxhetore duke ulur programet qeveritare në Buxhetin Qendror në pjesën e integrimeve në NATO nga 261.7 miliardë denarë në 140 miliardë denarë (ulje prej 47%). Gjithashtu, integrimet në BE ulen nga 205 miliardë denarë në 125 miliardë denarë (ulje prej 39%).

• Vehen gurthemelet për zonat ekonomike sikur ajo në Pollog para disa javëve, por buxheti realisht tregon që ‘vëllai i madh i BDI-së’ në të kundërtën po shkurton fondet për mbështetje të TIDZ (Zonat e Zhvillimit Teknologjiko-Industrial) nga 459 milion ne 291.5 milion denarë (ulje prej 167.5 milion denarë ose 36.5%). Me buxhetin e  zvogëluar duhet të përfundohet TITZ-i Shkup 1, të fillohet Shkupi 2, Shtipi, dhe të  ndërtohet TIDZ në Tetovë, Strumicë, Strugë, Kriva Pallankë dhe Kërçovë?!?!

• Fondet për rrugë i keni ulur nga 4.33 miliardë denarë në 3.55 miliardë denarë (ulje prej 781 milion denarë ose 18%). Programi egzistues përfshin rrugët Shtip-Strumicë, Tetovë-Jazhincë, Konjsko-Kozhuf, Unazën e Ohrit, Kolomot-Blizansko dhe Katlanovë-Veles. Rruga aq e premtuar e partisë shqiptare në pushtet, ajo e Arbrit nuk figuron askund. Me këtë ulje, vallë a shtohen shpresat për investime të tilla dhe a nuk ju duket se në shtetin tonë punohet dhe investohet   diçka krejt kundër asaj që shohim se investohet në shtetet fqinje sikur Shqipëria dhe Kosova?

• Buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës sipas pasqyrës së nënprogrameve zhvillimore e ulni nga 725.4 milion denarë në 486.5 milion denarë(ulje prej 238.9 milion denarë ose 33%). Nga kjo pasqyrë, buxheti për ndërtimin e shkollave të reja fillore dhe të mesme më shumë se përgjysmohet. Shihet qarte karakteri kujdesës i Qeverisë ndaj shërbimeve bazë të mirëqenies së qytetarëve, vetëm si shembull merrni dy shkollat e djegura në Komunën e Sarajit për të cilat plot 6 muaj nuk merret asnjë masë që të investohet, të riparohen dhe të kthehen në gjendje funkcionale në shërbim të fëmijëve tanë.

• Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë  sipas pasqyrës së nënprogrameve zhvillimore është zvogëluar nga 1.34 miliard denarë në 973 milion denarë. Ulja është 367 milion denarë ose 27.4%. Nga kjo, për ndërtimin e Qendrës Diagnostike pranë Klinikës së Tetovës është ulur buxheti për 30 milion denarë ose 27% (nga 110 milion në 80 milion denarë).

• Buxheti i Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes Kornizë së Ohrit ulet nga 436.2 milion denarë në 355 milion denarë. Ulje prej 81.2 milion denarë ose 18.6%. Nga ky buxhet, promovimi i marrëdhënieve ndëretnike si nënprogram i buxhetit për MO-në përgjysmohet. A do të thotë sipas Qeverisë se na lulëzojnë marrëdhëniet ndëretnike? Buxheti për përfaqëesim adekuat të bashkësive etnike shkurtohet për më shumë se 70 milion denarë. Kjo do të thotë se u arrit obligimi kushtetues dhe i Marrëveshjes së Ohrit për përfaqësim adekuat dhe proporcional? Këto fakte tregojnë rëndësinë që ka MO tek Qeveria aktuale. Alarmi shkon për BDI-në, për shqiptarët ose për shtetin multietnik?

• Vihet re se ka më tepër dotacione-bllok sesa dotacione të dedikuara për të gjitha komunat në fushat e arsimit, kulturës, përkujdesjes sociale. Këtu lihet hapësirë për të dyshuar në mënyrën e përdorimit të këtyre mjeteve ose në keqmenaxhimin e tyre. Po të analizojmë fushën e kulturës, vihet re se nga 235.7 milion dotacione-bllok për kulturë, 126.1 milion shkojnë vetëm në Qytetin e Shkupit, ndërkohë që asnjë komunë me shumicë shqiptare nuk ka marrë ndonjë nga këto dotacione. Është mëse i qartë nënvlerësimi që i bëhet kulturës shqiptare nga njëra anë dhe insistimi me çdo kusht dhe rekord mjete për projektin-fantazmë, monoetnik dhe monofetar, “Shkupi 2014”.

• Përfaqësuesi i Qeverisë dhe shumica parlamentare në leximin e parë të buxhetit nuk morrën guximin që të pranojnë asnjë amandament  të Demokracisë së Re dhe të përmirësojë gabimet që bëhen me këto harxhime të pakuptimta me paratë e tërë popullit.

Juve definitifisht nuk ju intereson zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës, përmirësimi i infrastrukturës. Nuk ju intereson as barazia ndëretnike, as kohezioni i brendshëm në shtet, e as që ju intereson vendi ynë të lidhet me rrugë moderne me shtetet e rajonit dhe me këtë të ndërtojmë ura të reja të bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik. Juve nuk ju intereson ndërtimi i Maqedonisë multietnike, por jeni të fokusuar në ndërtimet e pakuptimta të përmendoreve dhe mundoheni të ndërtoni të kaluaren e jo të ardhmen e këtij vendi të përbashkët për të gjithë ne. Në vend se të ndërtojmë shkolla të reja, ju ndërtoni porta triumfale, në vend se të investojmë në rrugë të reja, ju ndërtoni teleferik modern të panevojshëm dhe aspak produktiv.

Po, është e vërtetë se kërkuam shkurtimin e mjeteve për 118 milion euro përmes 152 amandamenteve të projekteve joproduktive që ju ndërtoni. Vetëm 4 projekte luksoze të Qeverisë kushtojnë mbi 300 milion euro, ndërsa ne kërkuam 118 milion euro për rrugë, për ujësjellës, për kanalizime, për shkolla të reja, për vende të reja pune.

Qeveria aktuale dhe shumica parlamentare vendosi të mos merret me të ardhmen, por me të kaluarën. Ajo vendosi të mos investojë në të ardhmen tonë, të ardhmen e të rinjve dhe familjeve tona, por të merret me historinë antike. Këtu ne nuk mund të pajtohemi dhe nuk do votojmë pro këtij buxheti por edhe nuk do të marrim pjesë në votimin e këtij buxheti sepse ky buxhet është kulmi i të keqes dhe keqpërdorim i drejtpërdrejtë i pushtetit nga partitë qeveritare. Këtë seancë parlamentare të turpit të kësaj Qeverie të gjithë deputetët e Demokracisë së Re do ta braktisim, sepse nuk duam të jemi pjesë e votimit të një ligji antipopullor sikur është rebalanci i buxhetit!

Imer Selmani
Kryetar i DR-së dhe deputet në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë
|
 
  Inserte nga takimi me Kryeministrin e Shqipërisë, z. Sali Berisha (31.05.2010)
vetem vazhdoni keshtu, me kritika konstruktive ndaj kesaj qeverie antishqiptare Gruevski -Ahmeti. Jeni e vetmja opozite shqiptare.... - Ardit Bakiu (9/3/2010 / 11:59)
Roft demokracia e Re vetem vazhdoni keshtu ju jeni shpetimi i vetem i popullit shqiptar. Imer Selmani lider i vertet i popullit shqiptar ... - Hasan Tetova (7/9/2010 / 3:14:)
Vu rit ndera i ndrruar kryetar z.Imer Selmani e nderruarr DR ju uni arma e popullit,ju ini drita e popullit,Sot Nikolla Grueski ne krushev ne prilep ne manastir ka nda vendimet e punes qe i ka punsuar vmroja,kurse te punsuarit e BDI i kan mar vendimet te shkojn ne shpi,Ky Ali Milosheviqi naj ka nxi jeten neve shqiptarve,mirpo populli ja ka pregadit bileten per ne zajaz ce politika nuko mnet per eksperiment sic o ky ali zajazi me me koken e gomarit.... - valmir jusufi (7/7/2010 / 1:41:)
Duhet te krenohet e tere Demokracia e Re qe ka Bastri Bajramin keto jan komente qe gjdodit me viejn nga qytetaret. Rroft DR-Haraçinë... - Komuna Haraçines (7/6/2010 / 10:35)
Z.kryetar,e nderuar DR kombi,gjith populli syt i ka kah ju jeni parti e madhe dhe e fort,nuk jeni parti familjesh,e formuar vetem me tetovar dhe shkupjan,po DR o parti e gjith shqiptarve jo vetem nga nje vend po nga mashum vende,jo sicjan tjerit ministrat drejtoret,nga tetova e shkupi,po duhet te jen prej ne manastir e deri ne kumanov.roft DR.... - Bexho (7/2/2010 / 1:31:)
Rofsh sa malet z.Imer ju jeni ulli i shqiptaris,ju jeni shpresa e kombit,z.Imer vazdoni te jeni ende me kritik,me te ashper,dhe me te realt,vazdoni me preset juaja me shum.... - ilir imeri (7/1/2010 / 12:00)
Ju lumt z.Kryetar ju jeni i vetmi lider qe ja thyti hunden Nikola grueskit,ju ini i vetmi lider qe ja nzoret masket kti anti shqiptari,per ket pun qe e bene ti u mundua vojvoda Menduh thaci dhe Golmani qe se ndali asnje gol Ali Baba me 40 hajdutet.... - beko (6/30/2010 / 3:24:)
E nderur DR pranoni pershendetje nga mu personalisht,dhe nga dega e Krusheves,ju jeni shpresa e kombit,ju jeni i vetmi subjekt qe prezenton shqiptaret,ju jeni i vetmi subjekt qe ngritni zanin per shqiptaret e pellagonis,po desha tu jap do levdata z.Ali pashes tepelen ce 8 shqiptar qe i ka punsuar u skaduan kontratat dhe jan largu nga puna,Ashtu qe Ali pasha me kompanin ua nzoren brumin shqiptarve dhe i kthyen ne vitet e 90 reoft ali pasha,ha ha ha.... - Bexho (6/30/2010 / 3:17:)
z.Kryetar jeni fantastik,jeni te mrekullushem,ju jeni forca e kombit,po z.kryetar te jeni me prezent ne mediume.... - blerim (6/30/2010 / 3:07:)
E nderuar DR jeni te mrekulushem,jeni fantastik,ju jeni forca e kombit,po dot ishte mir te jeni shum me te ashper ndaj nikola milosheviqit,dhe Ali tgjmanit duhet me kritikat juaja tu nzerni maskat ktyre dy subjekteve ktyre personave,edhe nje lutje deri te kryetari strumica dhe kocani nuk i duhen e ka shqiptarin,kurse strumicen,kocanin,le tja lan ali babes,dhe teutes.RRoft demokracia e re,rft z.imer selmani,roft shqiptarija.... - blerim (6/25/2010 / 3:13:)
 
 

(c) 2010 Demokracia e Re
design and programming by : Anet Solutions