Harta e ueb faqes | RSS | Arkiva | Kontakti


Zgjidhe gjuhen:    |    |  
 
Ballina
Kryetari
Synimet
Organizimi
Grupi Parlamentar
Qeveria në hije
Lajme
Zgjedhje
Multimedia
Dokumente
Linqe
Kontakt
 
 
EDITORIAL: "TË FALEMINDERIT, KRYETAR" NGA NEHAT MUNISHI, HARAÇINË
Lajme / Lajme
EDITORIAL: "TË FALEMINDERIT, KRYETAR" NGA NEHAT MUNISHI, HARAÇINË
[7/8/2010 - 3:35:] 
Në vazhdim mund të lexoni letrën të cilën Nehat Munishi, banor i Komunës së Haraçinës, ia ka drejtuar Kryetarit të kësaj komune, z. Bastri Bajrami.

"Të faleminderit, Kryetar! Haraçina e cila çdoherë ishte izoluar dhe keqtrajtuar nga qarqe të ndryshme politike sllavo-maqedonase, tani ajo po frymon lirshëm dhe është çliruar nga ai bagazh vuajtjesh. Edhepse çdoherë kanë tentuar që ta mposhtin nuk kanë arritur. Historia tregon se jemi një popull që kemi qenë durimtarë dhe asnjëherë nuk jemi dorëzuar. Ishin kohëra që kaluan por nuk u harruan, bastisje, vrasje, montime politike e shumë gjera të këqija ka parë ky vend, ah… njeriu ëeshtë më i fortë se guri!
Vitet kalonin dhe nuk mundeshim të dalim nga ajo errësirë që na kishte kapluar, në çdo muaj dëgjonim diçka se po bëhej në Haraçinë. Mediumet mezi prisnin që një send më i vogël të ndodh dhe  ta zmadhonin atë. Kohë të veshtira kaluam, vuajte të shumta. Populli thotë "vetem ai që është nën lëkurën tënde mund ta din këtë". Hija e zezë e kishte kapluar ketë vend, shumë të rinj bredhnin rrugëve, diskriminoheshin vetëm pse ishin të Haraçines.
Jo se atëherë nuk kishte njerëz të zgjuar, perkundrazi kishte edhe atë shumë, por ishin çdoherë të shtypur. Lufta e v.2001 i dha pikë urrejtjes për këtë popull ku forcat sllavo-maqedonase tentuan që me temel ta zhdukin këtë vend që aq e urrenin, por nuk ia dolen, djelmoshat tane diten me krenari ta mbrojnë këtë vend te pamposhtur.
Lufta mbaroi por prap dora e zezë sllavo-maqedonase nuk e la rehat këtë vend, hakmerrej për luftën që kishte humbur. Shumë djelmosha u arrestuan e u vranë dhe shumë të këqija prap përjetuam. Ah…zi e më zi……Ajo kohë ngadalë nisi të kalojë dhe vinin kohëra më të mira për këtë popull të vuajtur.
Ne zgjedhjet e v.2009 filloi një epokë e re për Haraçinen, filloi ndryshimi dhe largimi i atij bagazhi vuajtjesh. Filloi një shfaqje e re për këtë vend teatror, ku sllavo-maqedonasit luanin rol artistik mbi këtë vend. Filloi epokë e re me emrin Bastri Bajrami si Kryetar i Komunës së Haraçinës, emër i cili u shfaq befas në skenen politike, emër që më parë nuk njihej në politikë, emër i cili çdoherë do të mbahet mend në historinë e Haraçinës. Emër i cili me një vit menaxhim në Komunë dalëngadalë po hapëron me ndryshime të thella për këtë vend, me një administratë komunale të mirëfilltë ku të gjithë qytetarët priten shumë ngrohtë. Me këtë emër tani Haraçina po frymon lirshëm, ai bagazh vuajtjesh dalëngadalë po harrohet dhe nuk po përsëritet, ajo hije e zezë që kishte sikur të jetë bezdisur nga sukseset e këtij emri dhe shumë shpejt po largohet. Ky emër pa hesap po punon natë e ditë për të mirën e Haraçines, tërheqjen e investitorëve te ndryshëm, interesimi për të rinjtë që të kenë shkollim kualitativ, promovimin e sportistëve të rinj në vendet e ndryshme, përpilimin e projekteve, investime në infrastrukturë e shumë e shumë gjëra të tjera. Tani mediumeve sikur iu kanë prerë dy këmbët dhe nuk po munden t'i mbushin kronikat e zeza me lajme nga Haraçina, forcat sllavo-maqedonase nuk po munden që arsenalin ushtarak ta provojnë mbi këtë vend, fëmijët nuk po pyesin baballarët e tyre se kur do të vijë policia për të bastisur shtëpitë etj.
Tani Haraçina ka shumë të rinj të shkolluar të cilët së bashku me atë emër po sjellin një hije të bardhë në këtë vend.
Të faleminderit, Kryetar!, Të faleminderit për të gjitha që i bën që të njihet vendi im sa më mirë. Të faleminderit për të gjitha sukseset që i bën në emër të vendit tim dhe për vendim tim...
Të faleminderit, Kryetar!"

Autor: Nehat Munishi

|
 
  Inserte nga takimi me Kryeministrin e Shqipërisë, z. Sali Berisha (31.05.2010)
vetem vazhdoni keshtu, me kritika konstruktive ndaj kesaj qeverie antishqiptare Gruevski -Ahmeti. Jeni e vetmja opozite shqiptare.... - Ardit Bakiu (9/3/2010 / 11:59)
Roft demokracia e Re vetem vazhdoni keshtu ju jeni shpetimi i vetem i popullit shqiptar. Imer Selmani lider i vertet i popullit shqiptar ... - Hasan Tetova (7/9/2010 / 3:14:)
Vu rit ndera i ndrruar kryetar z.Imer Selmani e nderruarr DR ju uni arma e popullit,ju ini drita e popullit,Sot Nikolla Grueski ne krushev ne prilep ne manastir ka nda vendimet e punes qe i ka punsuar vmroja,kurse te punsuarit e BDI i kan mar vendimet te shkojn ne shpi,Ky Ali Milosheviqi naj ka nxi jeten neve shqiptarve,mirpo populli ja ka pregadit bileten per ne zajaz ce politika nuko mnet per eksperiment sic o ky ali zajazi me me koken e gomarit.... - valmir jusufi (7/7/2010 / 1:41:)
Duhet te krenohet e tere Demokracia e Re qe ka Bastri Bajramin keto jan komente qe gjdodit me viejn nga qytetaret. Rroft DR-Haraçinë... - Komuna Haraçines (7/6/2010 / 10:35)
Z.kryetar,e nderuar DR kombi,gjith populli syt i ka kah ju jeni parti e madhe dhe e fort,nuk jeni parti familjesh,e formuar vetem me tetovar dhe shkupjan,po DR o parti e gjith shqiptarve jo vetem nga nje vend po nga mashum vende,jo sicjan tjerit ministrat drejtoret,nga tetova e shkupi,po duhet te jen prej ne manastir e deri ne kumanov.roft DR.... - Bexho (7/2/2010 / 1:31:)
Rofsh sa malet z.Imer ju jeni ulli i shqiptaris,ju jeni shpresa e kombit,z.Imer vazdoni te jeni ende me kritik,me te ashper,dhe me te realt,vazdoni me preset juaja me shum.... - ilir imeri (7/1/2010 / 12:00)
Ju lumt z.Kryetar ju jeni i vetmi lider qe ja thyti hunden Nikola grueskit,ju ini i vetmi lider qe ja nzoret masket kti anti shqiptari,per ket pun qe e bene ti u mundua vojvoda Menduh thaci dhe Golmani qe se ndali asnje gol Ali Baba me 40 hajdutet.... - beko (6/30/2010 / 3:24:)
E nderur DR pranoni pershendetje nga mu personalisht,dhe nga dega e Krusheves,ju jeni shpresa e kombit,ju jeni i vetmi subjekt qe prezenton shqiptaret,ju jeni i vetmi subjekt qe ngritni zanin per shqiptaret e pellagonis,po desha tu jap do levdata z.Ali pashes tepelen ce 8 shqiptar qe i ka punsuar u skaduan kontratat dhe jan largu nga puna,Ashtu qe Ali pasha me kompanin ua nzoren brumin shqiptarve dhe i kthyen ne vitet e 90 reoft ali pasha,ha ha ha.... - Bexho (6/30/2010 / 3:17:)
z.Kryetar jeni fantastik,jeni te mrekullushem,ju jeni forca e kombit,po z.kryetar te jeni me prezent ne mediume.... - blerim (6/30/2010 / 3:07:)
E nderuar DR jeni te mrekulushem,jeni fantastik,ju jeni forca e kombit,po dot ishte mir te jeni shum me te ashper ndaj nikola milosheviqit,dhe Ali tgjmanit duhet me kritikat juaja tu nzerni maskat ktyre dy subjekteve ktyre personave,edhe nje lutje deri te kryetari strumica dhe kocani nuk i duhen e ka shqiptarin,kurse strumicen,kocanin,le tja lan ali babes,dhe teutes.RRoft demokracia e re,rft z.imer selmani,roft shqiptarija.... - blerim (6/25/2010 / 3:13:)
 
 

(c) 2010 Demokracia e Re
design and programming by : Anet Solutions