Harta e ueb faqes | RSS | Arkiva | Kontakti


Zgjidhe gjuhen:    |    |  
 
Ballina
Kryetari
Synimet
Organizimi
Grupi Parlamentar
Qeveria në hije
Lajme
Zgjedhje
Multimedia
Dokumente
Linqe
Kontakt
 
 
EDITORIAL: "KU ËSHTË HISJA JONË?" NGA BASTRI BAJRAMI, KRYETAR I HARAÇINËS
Lajme / Lajme
EDITORIAL: "KU ËSHTË HISJA JONË?" NGA BASTRI BAJRAMI, KRYETAR I HARAÇINËS
[05.07.2010 - 17:00] 
Në çdo sferë të jetës ka një parim i cili dëshmon se çdo vit që vjen është një progres sa i takon vitit të kaluar. Në fat ky parim duhet të vlejë edhe për shume shtete dhe më konkretisht për shumë vendbanime të cilat nga viti në vit pësojnë ndryshime dhe shkojnë përpara por si duket ky parim nuk vlen për vendbanimet apo komunat me shumicë shqiptare në Maqedoni. Këtë mund ta vërtetoj me rastin e Komunës së Haraçinës e cila plot 15 vite nuk po pëson asnjë ndryshim rënjësor për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Kjo komunë që 15 vite akoma në rendin e ditës i ka po të njëjtat kërkesa që i ka pas edhe para 15 viteve. E di se është e çuditshme kjo për t’ia spjeguar të huajve por besoni se kjo nuk është befasi për ndonjë qytetar të komunës tonë. Sa për rikujtim un do cek vetëm disa nga kërkesat elementare të Komunës së Haraçinës të cilat plot 15 vite akoma nuk po realizohen por çdoherë përdoren si element i manipulimit dhe premtimit nga ana e partive të cilat janë pjesë e pushtetit. Në Komunën e Haraçinës ende ballafaqohemi me probleme me furnizimin e ujit, kemi probleme të shumta në infrastrukturën rrugore, shkollore, shëndetësore etj. Të mos flasim për objekte kulturore të cilat për banorët e kësaj komune janë vetëm një endër e cila nuk dihet a do të bëhet ndonjeëhere realitet.

Pra, siç mund të shihni që 15 vite kjo Komunë nuk ka leëvizur fare nga vendi sepse çdo qeveri për qëllime të ndryshme tendencioze ka dënuar Komunën e Haraçinës duke mos i dhënë hisen e vet nga buxheti dhe duke e treguar çdoherë me gisht se kjo komunë është faqja e zezë e këtij shteti.

Çdoherë nga qarqe të ndryshme është vlersuar se fajin për këtë gjendje në të cilën është Komuna e Haraçinës e kanë edhe ish kryetarët e komunës por edhe disa ish deputetë të cilët kanë qenë kohë të gjatë pjesë e shumicës parlamentare, sepse ata nuk kanë punuar për të prëmirësuar gjendjen në këtë Komunë. Unë, ashtu si edhe herëve të tjera do të përmbahem dhe nuk do të vlerësoj dështimet e të kaluarës por do flas për punën të cilën e kam kryes brenda këtij një viti që kur jam kryetar i komunës. Deri më tani kemi përpiluar të gjitha projektet që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problemit të kanalizimit, rindërtimin e sistemit të furnizimit me ujë, ndërtimin dhe zgjerimin e rrugëve, ndërtimin e shkollave të reja duke përfshirë këtu edhe ndërtimin e shkollës së mesme si dhe zgjerimin e shkollave aktuale, ndërtimin e sallave sportive si dhe shumë projekte të tjera të cilat drejtpërdrejt do ndikojnë jo vetëm në përmirësimin e kushteve të jetesës në Komunën e Haraçinës por edhe në ndërtimin e imazhit pozitiv për këtë komunës.

Të gjitha projektet e lartpërmendura i janë dorëzuar ministrive kompetente, insitucioneve shtetërore si dhe kreut më të lartë shtetëror, mirëpo deri më tani kam hasur në vesh plotësisht të shurdhër, edhe pse më janë premtuar se shumë prej këtyre projekteve do realizohen, asgjë konkrete nuk është bërë në këtë drejtim.


Për të qenë ironia më e madhe, para disa ditëve gjatë debatit për rebalansin e buxhetit, qeveria i refuzoi gjashtë amandamentet të Komunës së Haraçinës, por për fat të keq tonin ata të cilët duhet të kërkojnë hisen e shqiptarëve nga buxheti, partia shqiptare në pushtet edhe ata kanë votuar kundër këtyre amandamenteve. Unë nuk mund të kuptoj se pse i pengon zyrtarëve të BDI-së që në Haraçinë të ndërtohet kanali i ujrave të zeza i cili në këtë gjendje siç është paraqet vetëm rezik për qytetarët e Haraçinës. Nuk mund të kupotoj se pse i pengon dikujt që qytetarët e Haraçinës të kenë ujë 24 orë në ditë dhe të kenë të zgjidhur problemin e kanalizimit. Qytetarët e Haraçinës, pavarsisht bindjes politike dhe përkatësisë partiake, meritojnë që të jetojnë një jetë më të mirë, të kenë kushte më të mira për jetesë pasi që tani në shekull 21 kur të gjithë konkurencën e bëjnë me teknologji ne në Komunën e Haraçinës po luftojmë për ujë, rrugë, shkolla etj. Nëse kjo qeveri kështu mendon të hyn në familjen e madhe euro-atlantike atëhere gabohet rëndë.

Në fakt, nëse bëjmë një analizë nuk është vetëm Komuna e Haraçinës e vetmja komunë që ballafaqohet me diskriminim të këtij lloji nga ana e Qeverisë, por të gjithë Komunat me shumicë shqiptare nuk e marrin hisen që i takon nga buxheti i shtetit. Këtë më mirë mund ta vërtetoj edhe nga fakti se kjo Qeveri jo që nuk ndan mjete financiare në mënyrë proporcionale edhe për komunat shqiptare, por edhe donacionet e fondeve ndërkombëtare nuk i ndan në bazë të parametrave të mirëfilta por i ndan në baze të vullnetit të përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së në Qeveri. Pikërisht prej këtu mund të nënkuptojmë se kjo Qeveria nuk bën ndarje proporcionale të parave dhe aq më pak të flasim për 25%-in e Marrëveshjes së Ohrit.

Vlerësoj se tani është momenti kur të gjithë kryetarët e Komunave shqiptare, pavarsisht përkatësisë partiake dhe bidnjes politike duhet të ngrejmë zërin dhe të kërkojmë hisen tonë që na takon në këtë shtet. Poashtu, në këtë periudhe kur ne shqiptarët po nëpërkëmbemi dhe nënçomohemi nëpërmjet buxhetit ku edhe ne jemi tatimpagues, mendoj se duhet që të gjithë duke përfshirë këtu edhe deputetët edhe këshilltarët komunal ti themi stop kësaj politike diskriminuese dhe me format tona të përfaqësimit demokratik të kushtëzojmë që ky shtet të na jep hisen në të gjitha sferat. Tani është momenti kur kufiri i durimit ka arritur në pikën kritike dhe ne duhet që ti shtrojmë kërkesat tona në tavolinë, gjuhën shqipe zyrtare, flamurin shqptar në përdorim zyrtar, zgjidhjen e statusit të invalidëve të luftës, familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, denacionalizimin e pronave që shteti ja ka marrë BFI-së si dhe më kryesorja ndarje e buxhetit sipas parimit të marrëveshjes së Ohrit, minimum 25% e buxhetit të ndahet për vendbanimet shqiptare. Kjo është zgjidhja e vetme e problemeve me të cilat ballafaqohen shqiptarët si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal. Prandaj unë edhe publikisht i apeloj kryetarëve të Komunave që të ulemi bashkarisht dhe të dorëzojmë deri te Qeveria kërkesat tona për përmirësimin e jetës të qytetarëve shqiptarë nëpër komuna, sidomos në ato rurale. Le të harrojmë për momentin ngjyrat partiake dhe te mbrojme ngjyrat kombetare, pasi që hisen tonë nga ky shtet mund ta marrim të gjithë se bashku dhe jo veç e veç!



Bastri Bajrami
Kryetar i Komunës së Haraçinës
|
 
  Inserte nga takimi me Kryeministrin e Shqipërisë, z. Sali Berisha (31.05.2010)
vetem vazhdoni keshtu, me kritika konstruktive ndaj kesaj qeverie antishqiptare Gruevski -Ahmeti. Jeni e vetmja opozite shqiptare.... - Ardit Bakiu (03.09.2010 / 11:59)
Roft demokracia e Re vetem vazhdoni keshtu ju jeni shpetimi i vetem i popullit shqiptar. Imer Selmani lider i vertet i popullit shqiptar ... - Hasan Tetova (09.07.2010 / 15:14)
Vu rit ndera i ndrruar kryetar z.Imer Selmani e nderruarr DR ju uni arma e popullit,ju ini drita e popullit,Sot Nikolla Grueski ne krushev ne prilep ne manastir ka nda vendimet e punes qe i ka punsuar vmroja,kurse te punsuarit e BDI i kan mar vendimet te shkojn ne shpi,Ky Ali Milosheviqi naj ka nxi jeten neve shqiptarve,mirpo populli ja ka pregadit bileten per ne zajaz ce politika nuko mnet per eksperiment sic o ky ali zajazi me me koken e gomarit.... - valmir jusufi (07.07.2010 / 13:41)
Duhet te krenohet e tere Demokracia e Re qe ka Bastri Bajramin keto jan komente qe gjdodit me viejn nga qytetaret. Rroft DR-Haraçinë... - Komuna Haraçines (06.07.2010 / 22:35)
Z.kryetar,e nderuar DR kombi,gjith populli syt i ka kah ju jeni parti e madhe dhe e fort,nuk jeni parti familjesh,e formuar vetem me tetovar dhe shkupjan,po DR o parti e gjith shqiptarve jo vetem nga nje vend po nga mashum vende,jo sicjan tjerit ministrat drejtoret,nga tetova e shkupi,po duhet te jen prej ne manastir e deri ne kumanov.roft DR.... - Bexho (02.07.2010 / 13:31)
Rofsh sa malet z.Imer ju jeni ulli i shqiptaris,ju jeni shpresa e kombit,z.Imer vazdoni te jeni ende me kritik,me te ashper,dhe me te realt,vazdoni me preset juaja me shum.... - ilir imeri (01.07.2010 / 12:00)
Ju lumt z.Kryetar ju jeni i vetmi lider qe ja thyti hunden Nikola grueskit,ju ini i vetmi lider qe ja nzoret masket kti anti shqiptari,per ket pun qe e bene ti u mundua vojvoda Menduh thaci dhe Golmani qe se ndali asnje gol Ali Baba me 40 hajdutet.... - beko (30.06.2010 / 15:24)
E nderur DR pranoni pershendetje nga mu personalisht,dhe nga dega e Krusheves,ju jeni shpresa e kombit,ju jeni i vetmi subjekt qe prezenton shqiptaret,ju jeni i vetmi subjekt qe ngritni zanin per shqiptaret e pellagonis,po desha tu jap do levdata z.Ali pashes tepelen ce 8 shqiptar qe i ka punsuar u skaduan kontratat dhe jan largu nga puna,Ashtu qe Ali pasha me kompanin ua nzoren brumin shqiptarve dhe i kthyen ne vitet e 90 reoft ali pasha,ha ha ha.... - Bexho (30.06.2010 / 15:17)
z.Kryetar jeni fantastik,jeni te mrekullushem,ju jeni forca e kombit,po z.kryetar te jeni me prezent ne mediume.... - blerim (30.06.2010 / 15:07)
E nderuar DR jeni te mrekulushem,jeni fantastik,ju jeni forca e kombit,po dot ishte mir te jeni shum me te ashper ndaj nikola milosheviqit,dhe Ali tgjmanit duhet me kritikat juaja tu nzerni maskat ktyre dy subjekteve ktyre personave,edhe nje lutje deri te kryetari strumica dhe kocani nuk i duhen e ka shqiptarin,kurse strumicen,kocanin,le tja lan ali babes,dhe teutes.RRoft demokracia e re,rft z.imer selmani,roft shqiptarija.... - blerim (25.06.2010 / 15:13)
 
 

(c) 2010 Demokracia e Re
design and programming by : Anet Solutions