|
Imer Selmani është i lindur në Shkup më 20 Shkurt të vitit 1968. Femijërinë e tij e kaloi në vendlindjen e tij në Shishovë. Ai dhe vëllai i tij Bejtullahu janë gjenerata e shtatë e brezit të familjes Selmani.
Për familjen domethënie të veçantë ka pasur arsimimi. Shkollën fillore Selmani e mbaroi në Saraj, ndërsa në dy vitet e para të shkollës së mesme të gjimnazit Zef Lush Marku ka qenë nxënës i shkëlqyeshëm.
Në vitin e tretë vendos të zhvendoset në drejtimin e mjekësisë, gjegjësisht në drejtimin biologo-teknologjik. Kjo për Selmanin ishte me domethënie të madhe, sepse mësimi i përzier multietnik u tregua si eksperiencë e shkëlqyer jetësore, e cila gjatë tërë jetës e ka ndihmuar të ketë shoqëri dhe bashkëpunëtorë prej të gjitha religjioneve dhe bashkësive etnike në Maqedoni dhe më gjerë.
Selmani edhepse ka diplomuar Fakultetin e mjekësisë, ai nuk ka përvojë punë si mjek. Por diturinë e tij në këtë fushë të kombinuar me aftësitë e tij menaxheriale, Selmani praktikisht i zbatoi derisa ishte Ministër i shëndetësisë në vitin 2006
Në vitin 1992 së bashku me vëllain e tij Bejtullahun e themelojnë kompaninë BISOIL, me çka fillon dhe karriera e tyre si afaristë.
Në vitin 1995 e hapin shitoren e parë për auto-pjesë dhe vaj në Porta Vllae, ndërsa më vonë arrijnë të fitojnë licencën për përfaqësimin dhe importimin e vajit motorik Kastrol.
Imer Selmani familjarisht
Selmani ka shumë pak kohë të lirë dhe atë më shpesh e kalon me shoqërinë dhe me bashkëshorten Ajla me të cilën kanë katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë: Gonxha, Dina, Kanita dhe Xhani.
Me ta është çdo ditë, ndërsa si hobi i tyre është ngasja e biçikletave, kurse shpeshherë ndodhë që të lozin dhe detyrat e shtëpisë ti kryejnë së bashku. Fëmijët dhe familja janë gjëja më e shtrenjtë për Selmanin dhe nuk dëshiron që kohën e lirë ta kalon pa ta!
Imer Selmani është gurman i madh! E dëshiron ushqimin tradicional. Më shumë dëshiron të ushqehet në shtëpi, me familjen dhe i adhuron specialitet e bashkëshortes së tij, Ajlës. Megjithatë ushqimet më të dëshiruara të tij janë sallatat dhe ushqimi me fruta të detit të cilin më së shumti e konsumon derisa është në pushime familjare, më shpesh në Turqi. Familja Selmani ka edhe një kafshë shtëpiake - qenin Maksi, i cili i përket racës haski siberian.
Hobi i Imer Selmanit është automobilizmi, dhe dashuria ndaj automobilave është e madhe. Brendi i tij i preferuar është BMW. Selmani prej vitit 2003 ka BMW 730 ngjyrë të zezë.
Imer Selmani ka një jetë të shëndoshë dhe aktive, të palodhshme. Ai është i ri dhe energjik! Ai rregullisht vaksinohet kundër gripit dhe apelon tek të gjithë që maksimalisht të kujdesen për shëndetin e tyre, sepse sipas Selmanit, shëndeti është një ndër gjërat më të vlefshme të njeriut.
Imer Selmani në politikë
Imer Selmani nisi të merret me politikë që nga viti 1992. Në kohën kur Partia për Prosperitet Demokratik të Shqiptarëve ishte në krijim e sipër, ai u bë lider i forcave të reja të kësaj partie.
Biografia e tij politike vazhdon me Partinë Demokratike Shqiptare. Gjatë veprimit të tij në këtë parti, Selmani u gjend në shumë funksione përgjegjëse. Imer Selmani udhëhiqte krahun më liberal të kësaj partie.
Në vitin 2000 si shembull për një qytetar të suksesshëm në komunën e tij, banorët e Sarajit e zgjodhën Imer Selmanin për prefekt të tyre. Në vitin 2003 e merr postin Nënkryetar i PDSH-së, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2005 rizgjedhet Prefekt i Komunës së Sarajit. Problemet me karakter lokal i ndihmuan Selmanit që në periudhën prej vitit 2002 deri më 2005 me shumë sukses të kryejë funksionin Nënkryetar i Bashkësisë së njësive për vetëqeverisje lokale.
Në karrierën politike janë të shënuara dy funksione politike të larta: Zëvendëskryeministër i Qeverisë së RM-së për implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe Ministër i Shëndetësisë në periudhën 2006-2008.
Më 3 nëntor të vitit 2008, Imer Selmani i udhëhequr nga vizioni për ardhmëri i Robert Shumanit dhe simpatia e hapur ndaj Presidentit Amerikan Barak Obama, e formon partinë Demokracia e Re. Ai u zgjedh kryetar i kësaj partie e cila promovon vlera të reja moderne të demokracisë bashkëkohore dhe tolerancës qytetare. Demokracia e Re është parti e cila angazhohet për zgjedhjen e problemeve reale të qytetarëve, familjes, shoqërisë afariste dhe çështjeve kombëtare.
Bëhu fan i Imer Selmanit në Facebook:
http://www.facebook.com/#!/pages/Imer-Selmani/55373366139?ref=ts
|